Tag: Yjet

  • Gruaja e paditur nga Jay-Z për shpifje kërkon që të shkarkohet çështja kundër saj

    Gruaja e paditur nga Jay-Z për shpifje kërkon që të shkarkohet çështja kundër saj

    Gruaja e cila u padit nga Jay-Z për shpifje për akuzat për sulm seksual kundër tij, ka paraqitur një mocion duke kërkuar që çështja kundër saj të pushohet.

    Gjegjësisht, në fund të vitit të kaluar, një grua nga Alabama ka akuzuar Jay-Z dhe P Diddy për përdhunim, i cili sipas pretendimeve të saj ka ndodhur në vitin 2000, kur ajo ishte 13 vjeç.
    Pasi akuzat kundër Jay-Z u hodhën poshtë në shkurt, reperi vendosi të padisë gruan për shpifje, duke pretenduar se ai humbi 20 milionë dollarë për shkak të saj.

    Në dokumentet e fundit ligjore, viktima e supozuar tha se Jay-Z “dështon të deklarojë një kërkesë mbi të cilën mund të jepet lehtësim” në padinë e tij kundër saj në Alabama, ku ai po padit gjithashtu avokatin e saj, Tony Buzbee.

    Jay-Z (Foto: Getty Images)

    Ajo pretendoi se Jay-Z po përpiqej ta padiste për pretendime “të privilegjuara” të bëra shprehimisht në gjykatë. Më tej ajo pretendon se një intervistë që i dha NBC News në dhjetor ishte e mbrojtur bazuar në pretendimet e mësipërme “të privilegjuara”.

    Ndryshe, reperi ka ngritur padi kundër pothuajse të gjithë personave të përfshirë në këtë rast, përveç avokatit David Fortney, për “ndjekje me qëllim të keq, shpërdorim të procesit, konspiracion civil dhe shpifje”. Në padi, ai deklaroi se të gjithë të pandehurit “ishin të motivuar pa zemër nga lakmia, mospërfillja e plotë e së vërtetës dhe rregullave më elementare të mirësjelljes njerëzore”. /Telegrafi/

    The post Gruaja e paditur nga Jay-Z për shpifje kërkon që të shkarkohet çështja kundër saj appeared first on Telegrafi.

  • Dasma luksoze e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos do të përfshijë disa anëtarë të familjes Trump

    Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos kanë ftuar disa anëtarë të familjes Trump në dasmën e tyre që do të zhvillohet në muajin qershor në Venecia, Itali.

    Sipas raportimeve të PageSix të martën, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Jared Kushner, janë përfshirë në listën e të ftuarve. Gjithashtu, raportohet se vëllai i Jared, Joshua Kushner, do të jetë i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij, supermodelen e Vogue, Karlie Kloss.

    Po ashtu, faqja shkruan se Donald Trump Jr. dhe e dashura e tij e re, Bettina Anderson, pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërkohë, DailyMail.com ka mësuar se përflitet se edhe Tiffany Trump me bashkëshortin e saj miliarder, Michael Boulos, mund të jenë pjesë e të ftuarve.

    Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal apo konfirmim që ish-presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në këtë dasmë.

    Kjo ceremoni madhështore pritet të zgjasë tre ditë, nga data 24 deri më 26 qershor. Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, e ka konfirmuar në një deklaratë se në këtë “dasmë të vitit” do të marrin pjesë rreth 200 të ftuar.

    Gjithashtu, thuhet se ndër të ftuarit më të famshëm do të jenë Kim Kardashian, Katy Perry dhe Oprah Winfrey. /Telegrafi/

    The post Dasma luksoze e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos do të përfshijë disa anëtarë të familjes Trump appeared first on Telegrafi.