Tag: Politikë

  • Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri, largimi do të impononte zgjedhje të parakohshme

    Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Blerand Ramadani ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me ato lokale. Ai tha se kjo mund të ndodhë varësisht qasjes së Qeverisë mbi ASH-në.

    Ramadani, në emisionin ZOOM në RTM2, ka shtuar se në rast se vjen mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare atëherë ne si subjekt do të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

    “Largimi i ASH-së nga Qeveria do të mund të impononte një mundësi që të mbahen zgjedhjet të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pasi ASH është subjekti politik i cili garanton stabilitet në shumicën qeveritare”, tha Ramadani.

    Ramadani ka folur edhe për mundësinë e bashkimit të Aleancës për Shqiptarët. Ramadani ka deklaruar se ata kanë qenë bashkë për shtatë vite dhe vetëm një vit kanë qenë të ndarë dhe janë përballur mes tyre. Ai tha se më shumë ka arsyeje për bashkëpunim sesa për ballafaqim.

    “Nuk është çështja te bashkimi i emrave, por duhet të ketë bashkim të koncepteve dhe emrave. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje për partinë dhe qytetarët tanë. Nuk duhet ta rikthejmë debatin në aspektin emocional dhe personal, pasi atëherë do ta vështirësojmë ribashkimin. Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje dhe bashkimi sjellë fryte”, u shpreh Ramadani.

    Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së tha se vendimi i ASH-së për të garuar me lista të veçanta për Këshilltarët është vendim që nga tetori i vitit të kaluar. Ramadani ka shtuar se kjo ka qenë një mënyrë për ta nxitur konkurrencën brenda partisë dhe koalicionit.

    “Përmes kandidaturave të veçanta ne do të kishim nxitur partitë politike partnere por edhe ata kundërshtare që të nxjerrin kandidatët më të mirë të mundshëm dhe kjo do të ishte edhe më pozitive për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, tha Ramadani.

    Ai shtoi se vendimi i ASH-së ishte unanimisht i përkrahur nga kryetarët e degëve dhe anëtarësia e ASH-së dhe të gjithë jemi të bashkuar në këtë vendim për t’ju dhënë hapësirë resurseve tona brenda partisë.

    Ramadani, në emisionin ka folur rreth mundësisë së daljes së Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. Ai tha se çështja e vendimmarrjes se a do të jemi në qeveri apo jo ASH e vendos përmes konsensusit partiak.

    The post Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri, largimi do të impononte zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.

  • Gjini: Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të

    Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, nuk komunikon me ish-partnerin e koalicionit, Fatmir Limajn.

    Gjini tha se Haradinaj është i hidhëruar me Limajn pas gatishmërisë së këtij të fundit që të bashkëpunojë me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

    “Ramushi nuk komunikon me Fatmirin. Është i hidhëruar me të, edhe unë jam i hidhëruar. Kur e kemi bërë një rrugë bashkë, të paktën do të ishte korrekte që pas rezultateve, ato fjalë që i ka thënë në televizion, me i fol të paktën me Ramushin”.

    “Do të ishte 100 herë më korrekte sikur këtë bisedë ta bënte me partnerin e koalicionit përpara se me na e dhënë lajmin në televizion. Ajo ishte befasi, e kemi dëgjuar për herë të parë në televizion”, tha Gjini në Rubikon në Klan Kosova.

    Tutje, ai tha se po të shkonin të vetëm në zgjedhje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i merrte 9 apo 10 deputetë.

    “Po të shkonim vetëm në zgjedhje, Aleanca do t’i kishte 9 apo 10 deputetë së paku. Njerëzit na thonë se s’kanë dalë të votojnë, njerëzit që kanë votuar për dekada me Aleancën”, tha ai.

    The post Gjini: Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të appeared first on Telegrafi.