Tag: Evropa

  • Tre shpërthime të fuqishme dëgjohen në qendër të Moskës

    Tre shpërthime të fuqishme goditën sot qendrën tregtare në qendër të Moskës, pasi një veturë “shpërtheu” në parkingun nëntokësor.

    Shpërthimi i veturës shkaktoi zjarr, duke bërë që të ngritët tymi i zi mbi kryeqytetin rus – vetëm 15 minuta larg Kremlinit, transmeton Telegrafi.

    Autoritetet po hetojnë shpërthimin, por raportet fillestare thonë se nuk është mohuar edhe mundësia e sabotimit apo terrorizmit.

    Ekipet emergjente i thanë mediave ruse se shpërthimi ndodhi pak para se të shpërthente zjarri, kurse shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur.

    Moska është bërë cak sulmi nga ukrainasit që kur Vladimir Putini urdhëroi pushtimin e shtetit evropian në vitin 2022.

    Në fund të vitit 2022, një bombë e vendosur në periferi të Moskës mbyti ultranacionalisten ruse Darya Dugina, vajzën e mikut dhe aleatit të Putinit. /Telegrafi/

    The post Tre shpërthime të fuqishme dëgjohen në qendër të Moskës appeared first on Telegrafi.