Blog

  • iPhone 17 Pro vjen me një ngjyrë të re

    Informacioni i fundit sugjeron një opsion të ri ngjyrash për modelet e ardhshme premium në serinë iPhone 17.

    Modelet iPhone 17 Pro, nga seria e radhës e telefonave të Apple, pritet të marrin një opsion të ri ngjyrash të quajtur Sky Blue, transmeton Telegrafi.

    Ky informacion u publikua nga këshilltari Majin Bu, i cili ka pasur parashikime të sakta për pajisjet e reja të Apple në të kaluarën.

    Sipas parashikimeve të tij, varianti i ardhshëm i ngjyrave për iPhone 17 Pro dhe 17 Pro Max do të duket i ngjashëm me Sky Blue M4 MacBook Air, i lëshuar muajin e kaluar.

    Burime pranë zinxhirit të furnizimit pohojnë se Apple tashmë ka prodhuar prototipe të iPhone 17 në ngjyrën e re.

    Apple nuk ka lëshuar një model iPhone Pro në një nuancë më të lehtë të kaltër që nga viti 2021, kur morëm serinë iPhone 13 Pro në Sierra Blue. /Telegrafi/

    The post iPhone 17 Pro vjen me një ngjyrë të re appeared first on Telegrafi.

  • BMW prezanton prototipin më të fuqishëm Vision Driving Experience

    BMW ka zbuluar konceptin Vision Driving Experience në Shangai, një makinë testuese e bazuar në platformën BMW Vision Neue Klasse.

    Është prototipi më i fuqishëm në historinë e markës gjermane, transmeton Telegrafi.

    Javën e kaluar, BMW tregoi VDX-në e saj me kamuflazh bardh e zi, por tani koncepti është zbuluar pa filmin mbrojtës.

    Për premierën në Shangai, koncepti mori një ngjyrë inovative ndriçuese. Pigmentet e ngjyrave mbledhin energji gjatë ditës, në mënyrë që trupi të shkëlqejë natën në nuanca nga e bardha në të verdhë neoni, në varësi të nivelit të ngarkesës.

    Përveç kësaj, pjesa e pasme e makinës është e mbuluar me një “fletë magjike” të veçantë, e cila kur ekspozohet ndaj rrezatimit ultra vjollcë krijon një gradient nga e verdha në portokalli dhe rozë, duke u shtrirë vizualisht nga pjesa e pasme në pjesën e përparme.

    Nën karrocerinë aerodinamike është një makinë elektrike me katër motorë me fuqi të ndryshueshme nga 1300 deri në 1700 kuaj-fuqi.

    Aerodinamika aktive mundëson forcë poshtë deri në 1.2 tonë dhe përshpejtim anësor deri në 3 G, një nivel i krahasueshëm me makinat e Formula 1 dhe shumë përtej nivelit të makinave rrugore konvencionale.

    Ky potencial ekstrem përdoret si një platformë për testimin e sistemeve të kontrollit. Nëse elektronika dhe softueri mund të përballojnë stresin maksimal, atëherë ato do të kenë performancë edhe më të mirë në detyrat e përditshme.

    Sistemet elektronike kontrollohen nga superkompjuteri i ri Heart of Joy. BMW thotë se shpejtësia e lartë e përpunimit të të dhënave dhe kontrolli i drejtpërdrejtë i motorit elektrik sigurojnë stabilitet më të madh, ndërhyrje minimale nga sistemet e stabilizimit dhe drejtim më të saktë.

    Deri në 98 përqind të veprimit të frenimit tani është rigjenerues, që është 25 përqind më efikas se platformat aktuale. Përveç kësaj, frenimi është dukshëm më i butë.

    Edhe pse VDX nuk është i destinuar për prodhim serik dhe shërben vetëm si një platformë zhvillimi, pamja e tij në Shangai tregon drejtimin stilistik të modeleve të ardhshme Neue Klasse.

    Trupi monolit, fellnet e rrotave dhe hunda dalluese e peshkaqenit pasqyrojnë dizajnin minimalist që do të zbukurojë gjeneratën e ardhshme të automjeteve BMW. /Telegrafi/

     

    The post BMW prezanton prototipin më të fuqishëm Vision Driving Experience appeared first on Telegrafi.

  • Dasma luksoze e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos do të përfshijë disa anëtarë të familjes Trump

    Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos kanë ftuar disa anëtarë të familjes Trump në dasmën e tyre që do të zhvillohet në muajin qershor në Venecia, Itali.

    Sipas raportimeve të PageSix të martën, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Jared Kushner, janë përfshirë në listën e të ftuarve. Gjithashtu, raportohet se vëllai i Jared, Joshua Kushner, do të jetë i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij, supermodelen e Vogue, Karlie Kloss.

    Po ashtu, faqja shkruan se Donald Trump Jr. dhe e dashura e tij e re, Bettina Anderson, pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërkohë, DailyMail.com ka mësuar se përflitet se edhe Tiffany Trump me bashkëshortin e saj miliarder, Michael Boulos, mund të jenë pjesë e të ftuarve.

    Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal apo konfirmim që ish-presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në këtë dasmë.

    Kjo ceremoni madhështore pritet të zgjasë tre ditë, nga data 24 deri më 26 qershor. Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, e ka konfirmuar në një deklaratë se në këtë “dasmë të vitit” do të marrin pjesë rreth 200 të ftuar.

    Gjithashtu, thuhet se ndër të ftuarit më të famshëm do të jenë Kim Kardashian, Katy Perry dhe Oprah Winfrey. /Telegrafi/

    The post Dasma luksoze e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos do të përfshijë disa anëtarë të familjes Trump appeared first on Telegrafi.

  • Manchester City fiton me shumë mund në shtëpi ndaj Aston Villas

    Manchester City ka fituar 2-1 me Aston Villan në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

    Pas vetëm shtatë minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Bernardo Silva.

    Por, epërsia e tyre nuk zgjati shumë pasi vendasit ia dolën shpejt t’i barazonin shifrat në 1-1.

    Marcus Rashford ia doli të realizonte nga penalltia për të barazuar rezultatin, ndërsa sfida u bë edhe më dinamika.

    Ylli i Manchester United që është në huazim te Villa’s, kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e dytë personal në këtë takim, por në minutën e 39-të Stefan Ortgea bëri pritje fantastike.

    James McAtee (67’) tentoi të realizonte një super gol, ndërsa Emiliano Martinez ishte veç se i mposhtur, por topi i paraboluar nuk përfundoi në portë për pak centimetra.

    Në minutën e 80-të, Omar Marmoush mendoi se kishte shënuar golin e fitores për vendasit, por u anulua për pozicion jashtë loje.

    Tre minuta më vonë, edhe Ollie Watkins mendoi se po shënonte në portën e Cityt, por që mbrojta e bllokoi topin para se të hynte në portë, ndërsa më vonë u bë e ditur se ishte në pozicion jashtë loje.

    Por, Citizens ia dolën të shënon golin e fitores me anë të Matheus Nunes, që realizoi për 2-1 në minutën e 90+4-të.

    Pas javës së 34-të, Manchester City ka 61 pikë në vendin e tretë. Në xhiron e 35-të, kampioni në fuqi i Ligës Premier do të përballet me Wolvesin. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

    The post Manchester City fiton me shumë mund në shtëpi ndaj Aston Villas appeared first on Telegrafi.

  • Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri, largimi do të impononte zgjedhje të parakohshme

    Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Blerand Ramadani ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me ato lokale. Ai tha se kjo mund të ndodhë varësisht qasjes së Qeverisë mbi ASH-në.

    Ramadani, në emisionin ZOOM në RTM2, ka shtuar se në rast se vjen mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare atëherë ne si subjekt do të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

    “Largimi i ASH-së nga Qeveria do të mund të impononte një mundësi që të mbahen zgjedhjet të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pasi ASH është subjekti politik i cili garanton stabilitet në shumicën qeveritare”, tha Ramadani.

    Ramadani ka folur edhe për mundësinë e bashkimit të Aleancës për Shqiptarët. Ramadani ka deklaruar se ata kanë qenë bashkë për shtatë vite dhe vetëm një vit kanë qenë të ndarë dhe janë përballur mes tyre. Ai tha se më shumë ka arsyeje për bashkëpunim sesa për ballafaqim.

    “Nuk është çështja te bashkimi i emrave, por duhet të ketë bashkim të koncepteve dhe emrave. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje për partinë dhe qytetarët tanë. Nuk duhet ta rikthejmë debatin në aspektin emocional dhe personal, pasi atëherë do ta vështirësojmë ribashkimin. Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje dhe bashkimi sjellë fryte”, u shpreh Ramadani.

    Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së tha se vendimi i ASH-së për të garuar me lista të veçanta për Këshilltarët është vendim që nga tetori i vitit të kaluar. Ramadani ka shtuar se kjo ka qenë një mënyrë për ta nxitur konkurrencën brenda partisë dhe koalicionit.

    “Përmes kandidaturave të veçanta ne do të kishim nxitur partitë politike partnere por edhe ata kundërshtare që të nxjerrin kandidatët më të mirë të mundshëm dhe kjo do të ishte edhe më pozitive për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, tha Ramadani.

    Ai shtoi se vendimi i ASH-së ishte unanimisht i përkrahur nga kryetarët e degëve dhe anëtarësia e ASH-së dhe të gjithë jemi të bashkuar në këtë vendim për t’ju dhënë hapësirë resurseve tona brenda partisë.

    Ramadani, në emisionin ka folur rreth mundësisë së daljes së Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. Ai tha se çështja e vendimmarrjes se a do të jemi në qeveri apo jo ASH e vendos përmes konsensusit partiak.

    The post Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri, largimi do të impononte zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.

  • Antidroga konfiskon 2 kilogramë narkotikë edhe në Fushë-Kosovë

    Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës ka zgjeruar fushëveprimin e një operacioni kundër substancave narkotike, i cili ka përfshirë disa lokacione në vend.

    Operacioni nisi gjatë ditës në lagjen Veternik të Prishtinës, ku janë konfiskuar mbi 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike.

    Veprimet policore më pas janë shtrirë edhe në komunën e Fushë-Kosovës.

    Aksion antidrogë në Prishtinë: Sekuestrohen mbi 2 kg kokainë, armë dhe vetura – arrestohen pesë persona

    Lexo po ashtu Aksion antidrogë në Prishtinë: Sekuestrohen mbi 2 kg kokainë, armë dhe vetura – arrestohen pesë persona

    Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në Fushë-Kosovë janë sekuestruar gjithashtu mbi 2 kilogramë substancë narkotike dhe një armë zjarri.

    “Veprime hetimore dhe operacionale janë ende në proces dhe të gjitha vendimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë kompetente”, tha Hoxha.

    Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar deri më tani, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me autoritetet përkatëse.

    The post Antidroga konfiskon 2 kilogramë narkotikë edhe në Fushë-Kosovë appeared first on Telegrafi.

  • PSG si kampione, merr vetëm barazim ndaj Nantes  

    Nantes dhe PSG kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e 29-të.  

    Ndeshja nisi pa raste në të dyja anët, me PSG që kishte siguruar titullin tashmë, ndërsa Nantes po luftonte për mbijetesë. 

    PSG zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të, me një gol të bukur të shënuar nga Vitinha pr 1-0. 

    Edhe pse pjesa e parë solli raste të tjera pas golit, rezultati nuk ndryshoi. 

    Nantes filloi të sulmojë më shumë dhe arriti të gjejë golin e barazimit me Douglas Augusto në minutën e 83-të për 1-1. 

    Goncalo Ramos humbi rast të mirë në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren PSG-së, që merr një barazim në kampionat pas më shumë se dhjetë fitoreve radhazi. 

    PSG ka 78 pikë si kampion i shpallur, ndërsa Nantes ka 31 pikë në vendin e 14-të. /Telegrafi/  

    Standings provided by Sofascore

    The post PSG si kampione, merr vetëm barazim ndaj Nantes   appeared first on Telegrafi.

  • Gjini: Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të

    Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, nuk komunikon me ish-partnerin e koalicionit, Fatmir Limajn.

    Gjini tha se Haradinaj është i hidhëruar me Limajn pas gatishmërisë së këtij të fundit që të bashkëpunojë me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

    “Ramushi nuk komunikon me Fatmirin. Është i hidhëruar me të, edhe unë jam i hidhëruar. Kur e kemi bërë një rrugë bashkë, të paktën do të ishte korrekte që pas rezultateve, ato fjalë që i ka thënë në televizion, me i fol të paktën me Ramushin”.

    “Do të ishte 100 herë më korrekte sikur këtë bisedë ta bënte me partnerin e koalicionit përpara se me na e dhënë lajmin në televizion. Ajo ishte befasi, e kemi dëgjuar për herë të parë në televizion”, tha Gjini në Rubikon në Klan Kosova.

    Tutje, ai tha se po të shkonin të vetëm në zgjedhje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i merrte 9 apo 10 deputetë.

    “Po të shkonim vetëm në zgjedhje, Aleanca do t’i kishte 9 apo 10 deputetë së paku. Njerëzit na thonë se s’kanë dalë të votojnë, njerëzit që kanë votuar për dekada me Aleancën”, tha ai.

    The post Gjini: Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të appeared first on Telegrafi.

  • Kush e zgjedh Papën e ri?

    Kush e zgjedh Papën e ri?

    Lajmi për vdekjen e Papa Françeskut shokoi pothuajse çdo kënd në botë, e liderët nga vende të ndryshëm dërguan telegrame ngushëllimi.

    Por çfarë tani pas vdekjes, kush e zgjedhë Papën e ri?

    E Papa i ri duhet të zgjidhet nga zyrtarët më të lartë të Kishës Katolike, të njohur si Kolegji i Kardinalëve.

    Të gjithë burrat, emërohen drejtpërdrejt nga Papa, dhe zakonisht shugurohen peshkopë, transmeton Telegrafi.

    Aktualisht janë 252 kardinalë katolikë, 135 prej të cilëve kanë të drejtë të votojnë për Papën e ri.

    Të tjerët janë mbi 80 vjeç, që do të thotë se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje, edhe pse mund të bashkohen në debatin se kush duhet të zgjidhet. /Telegrafi/


    source

  • MAShTI dhe ADA lansuan Programin “Arsim i Lartë dhe Hulumtim i Qëndrueshëm në Kosovë-ShER ”

    MAShTI dhe ADA lansuan Programin “Arsim i Lartë dhe Hulumtim i Qëndrueshëm në Kosovë-ShER ”

    MAShTI dhe ADA lansuan Programin “Arsim i Lartë dhe Hulumtim i Qëndrueshëm në Kosovë-ShER ”


    E enjte, 3 Tetor 2024

    PRISHTINË – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), kanë lansuar Programin “Arsim i Lartë dhe Hulumtim i Qëndrueshëm në Kosovë-ShER”, i cili do të zbatohet gjatë tri viteve të ardhshme dhe synon të prekë aspekte thelbësore të arsimit të lartë dhe të sjellë rezultate pozitive dhe të dobishme.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, projekti është hartuar duke marrë parasysh nevojat aktuale dhe kërkesat konkrete të arsimit të lartë në Kosovë, duke përfshirë edhe reformat e rëndësishme në këtë sektor.

    Nagavci ka theksuar se, programi ShER do të mbështesë proceset si, financimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë në bazë të performancës, rishikimi dhe përmirësimi i statuteve të IAL dhe harmonizimi i rregulloreve, implementimi i Programit Kombëtar të Shkencës etj.

    Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se, gjatë këtij mandati Qeveria e Kosovës ka shënuar një sërë arritjesh me rëndësi në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit, duke përfshirë: miratimin e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe rikthimin e kësaj Agjencie si anëtare e asociuar në ENQA; miratimin e Programit Kombëtar të Shkencës; miratimin e UA për financimin e IAL bazuar në performancë; miratimin e Statutit të ri të Universitetit të Prishtinës dhe arritje të tjera të rëndësishme, të cilat avancojnë cilësinë në arsimin e lartë.

    Nagavci ka shprehur mirënjohjen në emër të Qeverisë së Kosovës për shtetin e Austrisë, për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha drejtimet, sidomos në arsim, ndërsa ka uruar shefen e re të Zyrës së ADA-s në Kosovë, Rita Glavitza për marrjen e detyrës.

    Ambasadori Austriak në Kosovë, Georg Schnetzer ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për bashkëpunimin e mirë ndër vite me ADA-n. Schnetzer ka rikujtuar mbështetjen e Qeverisë së Austrisë në arsimin, për të cilën ka thënë se përveç privilegj është edhe përgjegjësi, ndërsa ka shtuar se projekti i mëparshëm Heras Plus ka qenë edhe një lloj institucioni për arsimin në Kosovë.

    Etiketa: Arsimi, Kosovë

    source