Connect
MOS UA SHPALOS TË TJERËVE TË METAT DHE GABIMET E MIA!
Kur të shohësh një gabim tek unë, më trego mua dhe mos i trego tjerëve ngase atë duhet ta përmirësoj unë dhe jo tjerët.
Rasti i parë është këshillë dhe shpërblim, ndërsa i dyti shpifje dhe përgojim.
Përse, kur shohim një gabim te ndokush, ia tregojmë të gjithëve kurse nuk ia tregojmë atij?
Për fat të keq, i përhapim të këqijat tona duke folur për njeri tjetrin kurse nuk i përhapim ato duke i folur njëri tjetrit!
Më pëlqeu një thënie me një hotel ku thuhej:
"Nëse je i kënaqur me neve, tregoju të tjerëve, ndërsa nëse nuk je i kënaqur atëherë tregona neve".
Ta praktikojmë këtë shembull që të përfundoj gibeti mes nesh, ngase jeta është shumë e shkurtër; nga dheu, mbi dhè dhe prap në dhè, e më pas llogari ku pas saj vjen shpërblimi apo denimi.
(përkthim)
[E huazuar]

Takime akademike me @egzonavdullahi dhe @mensuri

Në punën tuaj #Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi ju dhe interesin tuaj personal. Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.
O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futni në zemrat tuaja, në jetërat e juaja.
Të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë më mbamendës se vetë dëgjuesit.
#Dija

Dija është dritë me të cilën ndriçohet, dija e angazhon njeriun me të gjitha të mirat dhe e largon nga çdo sherr. Njerëzit në këtë aspekt janë në grada të ndryshme. Kujdesu që të mësosh atë që të bën dobi! Prej dijes është që të dish obligueshmërinë e pendimit, vlerën dhe rregullat e tij, prej dijes është që të dish pasojat që sjellin mëkatet.
Të angazhuarit me atë që të bën dobi, largimi nga vetmia dhe nga zbrazësia.
Mosangazhimi i njeriut është shkaku i drejtpërdrejtë i devijimit. Nëse angazhohesh me atë që është e dobishme për fenë dhe dynjanë tënde do të pakësohet papunësia jote dhe nuk do të gjesh kohë për fesat. O njeri, nëse nuk e angazhon veten në atë që të bën dobi,  do të angazhohesh në atë çfarë të dëmton!
#Sinqeriteti ndaj Allahut të Lartësuar

Sinqeriteti është ilaçi më i dobishëm. Sa më shumë që njeriu të jetë i sinqertë ndaj Allahut dhe i sinqertë në pendim, Allahu do ta ndihmojë, do t’ia lehtësojë pendimin dhe do t’ia largojë atij pengesat nga kjo rrugë. Allahu i Lartësuar thotë për Jusufin alehjis selam: “Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën, vërtet ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur.” (Jusuf: 24)
"#Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët dhe tek të dy ka mirësi. Kërko nga ajo prej të cilës ke dobi dhe kërko ndihmë prej Allahut dhe mos rri pasiv"
Sahih Muslim hadithi nr: 2664
#Agjero, Nesër është ditë e enjte, ‪#‎agjëro‬ është sunnet!