Gruaja e cila u padit nga Jay-Z për shpifje për akuzat për sulm seksual kundër tij, ka paraqitur një mocion duke kërkuar që çështja kundër saj të pushohet.
Gjegjësisht, në fund të vitit të kaluar, një grua nga Alabama ka akuzuar Jay-Z dhe P Diddy për përdhunim, i cili sipas pretendimeve të saj ka ndodhur në vitin 2000, kur ajo ishte 13 vjeç.
Pasi akuzat kundër Jay-Z u hodhën poshtë në shkurt, reperi vendosi të padisë gruan për shpifje, duke pretenduar se ai humbi 20 milionë dollarë për shkak të saj.
Në dokumentet e fundit ligjore, viktima e supozuar tha se Jay-Z “dështon të deklarojë një kërkesë mbi të cilën mund të jepet lehtësim” në padinë e tij kundër saj në Alabama, ku ai po padit gjithashtu avokatin e saj, Tony Buzbee.

Ajo pretendoi se Jay-Z po përpiqej ta padiste për pretendime “të privilegjuara” të bëra shprehimisht në gjykatë. Më tej ajo pretendon se një intervistë që i dha NBC News në dhjetor ishte e mbrojtur bazuar në pretendimet e mësipërme “të privilegjuara”.
Ndryshe, reperi ka ngritur padi kundër pothuajse të gjithë personave të përfshirë në këtë rast, përveç avokatit David Fortney, për “ndjekje me qëllim të keq, shpërdorim të procesit, konspiracion civil dhe shpifje”. Në padi, ai deklaroi se të gjithë të pandehurit “ishin të motivuar pa zemër nga lakmia, mospërfillja e plotë e së vërtetës dhe rregullave më elementare të mirësjelljes njerëzore”. /Telegrafi/
The post Gruaja e paditur nga Jay-Z për shpifje kërkon që të shkarkohet çështja kundër saj appeared first on Telegrafi.
Leave a Reply